IN ASSOCIATION WITH
LINK: North Bank Forum
LINK: Big Lottery Fund
Mirëqenia (welfare section)

Mirëqenia

 

person needing answers.gifKjo faqe përmban informata qe mund të ju ndihmojn njerëzve mbi qeshtjet e ndryshme me të cilat mund të ballafaqohen.

   


Diskriminimi

Lidhjet e dobishme:

Multikulti

  • Përfshin të drejtat ligjore, sulmet raciste, mundësitë e barabarta dhe më shumë.  

 


Shkollimi

Bashkësia Lokale mund të ju ofroj informatat mbi sherbimet edukuese (shkollat) qe janë për fëmijë, e poashtu dhe mundësitë e shkollimit për të rriturit.

  

  • Bashkësia East Riding e Yorkshire (shiqo më poshtë) – Kërko ose Shërbimin për Edukimin e Fëmijëve ose Shërbimin për Edukimin e te Rriturve
  • Bashkësia e qytetit Hull (shiqo më poshtë) – Kërko ose Shërbimin për Edukimin e Fëmijëve ose Shërbimin për Edukimin e te Rriturve

   


Punësimi

Nese ju nuk jeni qytetar i UK atëher mund të ekzistojnë kufizime per punët që ju mund t’i bëni. Është e këshillueshme që të kërkoni informat më të hollësishme mbi këtë, sepse njerezit që zihen duke punur ilegalisht mund të rezikojn qe te deportohen. Ju mund të gjeni këshilla falas nga Zyra Qytetare për Informim (Citizens Advice Bureau) (shiqo Keshillat Ligjore më poshtë)

  

Lidhjet e dobishme:

Multikulti

  • Përfshin të drejtat për punësim, nëse e humbni punën, kundërthënjet, kontratat për punësim dhe më shumë. 

 


Vendbanimi

Bashkësia lokale ju ofron shërbime të ndryshme të banimit, p.sh: këshila, lista e shtëpive lokale per qiradhenje, shtepit apo banesat, dhe përkrahjen.

  

  • Bashkësia East Riding e Yorkshire (shiqo më poshtë)  - kërko Shërbimin e Banimit (Housing Services)
  • Bashkësia e qytetit Hull (shiqo më poshtë) – kërko Sherbimin e Banimit (Housing Services) 

   

Lidhjet e dobishme:

Multikulti

  • Perfshin vendbanimet per qiradhënje, strehim urgjent, të pastrehët dhe më shumë.

  


Emigracioni

Lidhjet e dobishme:

  • Multikulti
    • Përfshin nëse kërkoni azil, problemet e e migracionit dhe më shumë  

  

    


Këshilla Ligjore

Ju mund të merrni këshilla ligjore falas nga Zyra Qytetare për Informim (Citizens Advice Bureau, CAB). Nëse ju duhet përkthyesi ata mund t’a rregullojn këtë; është e këshillueshme që të telefononi më pare për të caktuar takimin ashtu që ata të kenë kohë të sigurojn përkthyes që të jetë i pranishëm. Nëse flitni pakëz anglisht ju mund të telefononi vet, por nëse jo atëhere ju duhet të kërkoni ndihmë ashtu që dikush tjetër që flet anglisht të tefonoj për ju.

  

East Riding Zyra Qytetare për Informim (Citizens Advice Bureau):

  • Beverley – (Tel) 01405 720 866
  • Bridlington – (Tel) 01262 605 644
  • Driffield – (Tel) 01262 605 644
  • Goole – (Tel) 01405 720 866
  • Hornsea – (Tel) 01262 605 644
  • Market Weighton – (Tel) 01405 720 866
  • Pocklington – (Tel) 01405 720 866
  • Withernsea – (Tel) 01262 605 644 

  

Hull Zyra Qytetare për Informim (Citizens Advice Bureau) – (Tel) 01482 224 608

 

  

Ju mund të merrni poashtu këshilla ligjore nga juristët – janë shumë në Hull dhe East Riding Zakonisht ju duhet te paguani për shërbimet e juristit, por disa njerëz mund t’i kenë këto falas nëse ju takon dicka e quajtur Ndihmë Ligjore.  A ju takon juve?  Juristi ose Citizens Advice Bureau do te ju tregojn nese juve ju takon kjo apo jo. Shumica e juristëve kërkon që më përpar të caktoni takimin me ta. Nëse ju nuk flitni mire anglisht atëhere dikush tjetër duhet at bëjë këtë për ju.  Juristi mund të rregulloj që përkthyesi të jetë i pranishëm në takimin e juaj nëse ju duhet-kujtohuni që te kërkoni një kur e caktoni takimin.

    


Të hollat / Benefitet

Bashkësia lokale mind të ju ofroj këshilla dhe informata mbi benefitet që mund të ju takojnë juve.

 

  • Bashkësia East Riding e Yorkshire (shiqo më poshtë) - kerko Shërbimin Këshillues për te drejtat e Mirëqenjes
  • Bashkësia e qytetit Hull (shiqo më poshtë) – kërko Projektin Informues te Benefiteve

   


Siguria

Dhuna Shtepiake:

Në East Riding ndihma per femra viktime te dhunës shtëpiake është e mundëshme nga Projekti për Strehim nga Dhuna Shtëpiake – ju lutem telefononi ne 01430 457 340 dhe kërkoni Projektin për Strehim nga Dhuna Shtëpiake (D-VAP) Domestic Violence Accommodation Project.

    

Lidhjet e dobishme:

 


 

Kontaktoni East Riding të baskësisë së Yorkshire në telefonin – 01430 457 340

  • Veni re – kjo do t’ju lidhë me përkthyesin, I cili do t’ju lidhë me shërbimin e bashkësisë që ju e kërkoni. Ky nuk është telefoni zyrtar i bashkësisë.   
 

 

Që të kontaktoni bashkësinë e qytetit Hull: ju lutemi telefononi në numrin 01482 300 300 dhe vetëm theksoni “Albanian” për të theksuar se ju kërkoni një përkthyes shqiptar qe të mirret me kërkesën e juaj.